Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zekirija Ramadani i lumtur me fitoren ndaj Connahs

Trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani, ka përgëzuar lojtarët e tij pas fitores ndaj Connahs në rrethin e dytë të Ligës së Konferencës.

Trajneri i prishtinasve beson se fitorja me rezultatin 4:1 i ka dhënë më shumë qetësi ekipit për ndeshjen kthyese.

“Ata tentuan që me kundërsulme të na rrezikonin. Nuk e lejuam kundërshtarin. Në pjesën e parë rezultati 1:0 ishte real, pasi nuk arritëm të bënim më shumë. Në pjesën e dytë ishte krejt ndryshe, shënuam dhe goli i pësuar na mobilizoi më shumë dhe realizuam edhe dy gola të tjerë. I uroj lojtarët për fitoren dhe i falënderoj tifozët për mbështetjen në këtë takim. Ky rezultat na jep qetësi, por jo edhe komoditet pasi nuk ka përfunduar asgjë”, deklaroi Ramadani.