Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ralf Rangnick largohet nga roli i këshilltarit

Ish-trajneri i përkohshëm i Manchester Unitedit, Ralf Rangnick, nuk do ta pranojë rolin dyvjeçar të këshilltarit te “djajtë e kuq”.

63-vjeçari gjerman ka vendosur të koncentrohet në punën e re, atë të përzgjedhësit të Austrisë.

Roli i këshilltarit ishte pjesë e marrëveshjes së Rangnickut kur kishte mbërritur në “Old Trafford” në muajin dhjetor. Ai u zëvendësua nga Erik ten Hag në fund të sezonit.

Rangnick e ka konfirmuar këtë lajm kur u prezantua si përzgjedhës i Austrisë të dielën.

“Me marrëveshje të dyanshme, Ralf do të fokusohet te roli i ri si përzgjedhës i Përfaqësueses së Austrisë dhe nuk do ta vazhdojë rolin e këshilltarit në ‘Old Trafford’”, shkruhet në njoftimin e Unitedit.

Rangnick u emërua nga Unitedi si trajner deri në fund të edicionit, pas shkarkimit të Ole Gunnar Solskjaerit.

Unitedi i fitoi vetëm 38% të ndeshjeve nën drejtimin e Rangnickut, që është përqindja më e ulët e ndonjë trajneri të Unitedit në periudhën e Premier Leagues, si dhe përqindja më e ulët në këtë skuadër në 50 vjet.

Unitedi u kualifikua në Ligën e Evropës pasi përfundoi në vendin e gjashtë.

Artikuj të ngjashëm