Ralf Rangnick po e konsideron largimin nga Manchester Unitedi në fund të sezonit, në mënyrë që ta marrë drejtimin e Austrisë, ka shkruar të enjten “Daily Mail”.
Gjermani mund të marrë rolin e këshilluesit në verë për dy vjet te “djajtë e kuq”, pasi e përfundon periudhën si trajner i përkohshëm i skuadrës, ndërsa Erik ten Hag do ta zërë vendin e tij të trajnerit.
Megjithatë, ai mund ta marrë drejtimin e Austrisë dhe të largohet përfundimisht nga Manchester Unitedi.
Por, ai mund ta ushtrojë edhe detyrën që e ka te skuadra e Premier Leagues.