Mesfushori Adrien Rabiot ka gjasa të mëdha që të mbetet pjesë e skuadrës së Juventusit edhe përtej këtij edicioni.
“Tuttosport” ka njoftuar të premten se drejtuesit e klubit ia kanë ofruar rinovimin e kontratës francezit, pasi aktualja i skadon në fund të këtij edicioni.
Me rinovimin e kontratës, Rabiot do të mbetej te Juventusi deri në vitin 2025. Këtë edicion, 27-vjeçari ka treguar paraqitje të mira, gjë që ka detyruar klubin t’ia ofrojë rinovimin e kontratës.
Negociatat mes palëve do të nisin këtë muaj dhe te Juventusi po shpresojnë që marrëveshjen ta mbyllin me sukses deri në fund të vitit. Në gjashtë ndeshje të luajtura këtë edicion, Rabiot ka shënuar dy gola.