Mesfushori francez Adrien Rabiot pritet të largohet nga skuadra e Juventusit në fund të këtij sezoni. Te Juventusi nuk janë të kënaqur me paraqitjet e Rabiotit, të cilin kanë vendosur ta nxjerrin në shitje.
Për ta lënë të lirë Rabiotin, Juventusi po kërkon rreth 15 milionë euro. Francezi ka kontratë me Juventusin deri në verën e vitit të ardhshëm. Këtë edicion, 26-vjeçari ka regjistruar 34 paraqitje në të gjitha garat, ndërsa ka shtuar edhe dy asistime.
Ai iu bashkua Juventusit si lojtar i lirë në verën e vitit 2019 kur i skadoi kontrata me Paris Saint-Germainin. Interesim për shërbimet e Rabiotit, thuhet se kanë shprehur skuadrat nga Premier League.