Kapiteni Giorgio Chiellini do t’i mungojë Juventusit për dy javët e ardhshme për shkak të lëndimit, kanë njoftuar mediumet italiane të enjten.
Mungesa e Chiellinit është konfirmuar një ditë pas ndeshjes që Juventusi e humbi nga Porto në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Në këtë ndeshje, Chiellini ishte titullar por u detyrua të zëvendësohet në minutën e 35-të pas një dhimbjeje që ndjeu në muskulin e këmbës.
Chiellini këtë sezon ka pasur telashe me lëndimet pasi ka regjistruar vetëm 15 paraqitje në të gjitha garat. Krahas Chiellinit, Juventusi për dy javët e ardhshme do të jetë edhe pa qendërmbrojtësin tjetër, Leonardo Bonucci që gjithashtu është i lënduar.