Kapiteni i Italisë, Giorgio Chiellini do t’i mungojë Italisë në ndeshjen kualifikuese për Botërorin “Katari 2022” atë kundër Zvicrës të premten.
Chiellini është lënduar dhe nuk do të jetë i gatshëm të luajë kundër Zvicrës.
Shkaku i lëndimit kampiones së Evropës do t’i mungojë edhe Ciro Immobile.
Italia e Zvicra takohen të premten në Romë.
Ndeshja është vendimtare për kualifikim në Botërorin e vitit të ardhshëm. Italia e Zvicra i kanë nga 14 pikë në grupin C të kualifikimeve. Më 15 nëntor, Italia është mysafire e Irlandës së Veriut, ndërsa Zvicra e pret Bullgarinë. Kështu që fituesi i ndeshjes në Romë me shumë mundësi do të kualifikohet direkt në Botëror. Ndërkohë humbësi shkon në plejof.
Artikuj të ngjashëm
-
Italia e vendosur për ta harruar dështimin e kaluar me kualifikim në “Katari 2022”
-
Shaqiri shpreson ta udhëheqë Zvicrën drejt një fitoreje të madhe ndaj Italisë
-
Immobile i mungon Italisë në ndeshjen vendimtare
-
Italia mbetet edhe pa dy mesfushorë
-
Qendërmbrojtësi italian, Chiellini do të pauzojë për dy javë