Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Italia mbetet edhe pa dy mesfushorë

Përzgjedhësi i Italisë, Roberto Mancini nuk do të mund të llogaritë edhe në dy mesfushorë tjerë për ndeshjen kualifikuese për Botërorin “Katari 2022” që e luan kundër Zvicrës të premten.

Mancini ka bërë të ditur se të hënën në klubin e tyre, janë kthyer mesfushorët e Romës, Nicolo Zaniolo e Lorenzo Pellegrini, që të dy të lënduar.

“Do t’i zëvendësojmë por ende nuk kemi vendosur se kush do të ftohet”, ka thënë Mancini.

Italia për duelin me Zvicrën tashmë është edhe me Marco Verratin e lënduar, pastaj Leonardo Bonuccin e Giorgio Chiellinin. Ndërsa, në dyshim mbetet edhe paraqitja e Nicolo Barellas. Italia dhe Zvicra, kanë pikë të barabarta në Grupin C kualifikues. Kanë tubuar nga 14 pikë pas gjashtë ndeshjeve.

Artikuj të ngjashëm