Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini, do të mungojë në ndeshjen e radhës në Kupën e Italisë ndaj Sassuolos, shkaku i lëndimit të pësuar. Mbrojtësi italian u lëndua në ndeshjen e fundit në Serie A ndaj Veronas.
Ai pësoi lëndim në kofshën e këmbës së djathtë. Chiellini pritet të mungojë së paku në tri ndeshje shkaku i lëndimit.
Stafi mjekësor i Juventusit ka njoftuar se lëndimi i Chiellinit është më i rëndë se që është konstatuar fillimisht.
Italiani do të humbë edhe ndeshjen ndaj Torinos derisa mund të mungojë edhe në takimin e Ligës së Kampionëve ndaj Villarealit.
Artikuj të ngjashëm