Qendërmbrojtësi i Romës, Chris Smalling, do të mungojë për së paku tri javë shkaku i një lëndimi të pësuar në ndeshjen e fundit.
Stafi mjekësor i klubit italian, ka bërë të ditur se anglezi do të mungojë në ndeshjet ndaj Juventusit, Bodo/Glimit dhe Napolit.
Smalling lëndoi kofshën e këmbës së majtë në ndeshjen e fundit në Serie A. 31-vjeçari këtë sezon ka katër paraqitje në Serie A.