Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Smalling lëndohet sërish

Mbrojtësi i Romës, Chris Smalling, nuk do të luajë kundër Parmas për shkak se ka probleme me muskuj.

Ish-reprezentuesi i Anglisë ka pasur një numër të madh të lëndimeve qëkur u transferua te Roma. Qendërmbrojtësi i cili vetëm sa u rikthye nga një lëndim para 10 ditësh, është dashur ta ndalë në gjysmë stërvitjen e së premtes.

“Calciomercato” shkruan se Smalling nuk është thirrur për duelin kundër Parmas që luhet të dielën, për të mos rrezikuar me të.

Smalling ka luajtur 14 herë në Serie A, ndërsa ka munguar në 16 ndeshje garuese në sezonin aktual.