Giorgio Chiellini mund të rikthehet në ndeshjet e fazës së eliminimit direkt në Kampionatin Evropian.
Sipas mediave italiane mbrojtësi i Juventusit, do të kryejë edhe disa ekzaminime për të parë shkallën e lëndimit.
Chiellini u lëndua në ndeshjen e Zvicrës dhe u zëvendësua në minutën e 24-të. 36-vjeçari lëndoi pulpën e këmbës së majtë.
Stafi mjekësor i Përfaqësueses së Italisë ka bërë të ditur se Chiellin mund të rikthehet më herët se që është menduar.
Mbrojtësi italian do ta humbë ndeshjen e fundit të grupit ndaj Uellsit.