Juventusi ka konfirmuar se mesfushori Fabio Miretti do të mungojë në fillim të sezonit për shkak të një lëndimi muskulor.
Ai është lënduar në miqësoren e fituar 2:0 ndaj Juventus Next Gen në “Allianz Stadium” në Torino.
Lëndimi i Mirettit u konfirmua nga “zonja e vjetër” të enjten.
Ai pritet të mungojë të paktën një muaj.