Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2020

Chiellini i gatshëm ndaj Belgjikës

Giorgio Chiellini raportohet se është gati për të qenë në formacionin startues për ndeshjen çerekfinale që Italia e luan kundër Belgjikës të premten.

Qendërmbrojtësi 36-vjeçar ka stërvitur me ekipin për disa ditë dhe së fundi ishte në stërvitje në pjesën e lojtarëve potencial që mund të luajnë kundër Belgjikës, kanë njoftuar mediume të ndryshme italiane.

Futbollisti i Juventusit lëndoi muskulin në ndeshjen kundër Zvicrës, ndërsa humbi edhe ndeshjen kundër Uellsit dhe Austrisë.

Artikuj të ngjashëm