Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chiellini pensionohet nga Përfaqësuesja e Italisë më 1 qershor

Mbrojtësi italian, Giorgio Chiellini, ka vendosur të pensionohet nga Përfaqësuesja e Italisë, njoftoi të martën gazetari i sportit, Fabrizio Romano.

Ndeshja e fundit e Cheillinit me fanellën italiane do të jetë ndaj Argjentinës në “Wembley”, që do të zhvillohet më 1 qershor.

Ai do t’i mbushë 38 vjet në gusht dhe kontrata me Juventusin do të zgjasë deri në qershorin e 2023-s.

“Do të ulem me familjen time dhe do të kuptoj se çfarë është më e mira për të gjithë, por ndeshja ime e fundit me Italinë do të jetë kundër Argjentinës. Lidhja ime e dashurisë me Juventusin nuk ka fund. Nuk do të përfundojë kurrë. Dashuria është aq e fortë sa për mua, por mendoj edhe për ata, nuk do të mbarojë kurrë”, tha Chiellini duke qeshur.