Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2020

Chiesa në vend të Berardit kundër Belgjikës

Federico Chiesa pritet të luajë nga minuta e parë për Italinë në çerekfinalen kundër Belgjikës.

Mediat në Italia shkruajnë se në seancën stërvitore të së mërkurës, Chiesa ka qenë në vend të Berardit në 11-shën që e ka provuar trajneri Roberto Mancini.

Chiesa ka luftuar që nga fillimi i “Euro 2020” që të zë një vend në përbërjen e parë, e si duket tani e ka arritur, fal golit që e shënoi ndaj Austrisë, ku hyri nga banka rezervë.

Dilema ka në mesfushë. Marco Verratti, Nico Barella, Manuel Locatelli dhe Matteo Pessina, po luftojnë për dy vende, kurse i paprekshëm duket Jorginho.

Lajm i mirë për italianët është rikthimi i Giorgio Chiellinit, i cili ka stërvitur me ekipin dhe pritet të luajë në vend të Francesco Acerbit.

Edhe Italia e fton Chiesan për plejof pas një kohe të gjatë Futboll 4 muaj më parë Italia e fton Chiesan për plejof pas një kohe të gjatë

Me skuadrën për herë të parë pas 19 ditësh ka stërvitur edhe Alessandro Florenzi, por që nuk pritet të startojë.

Përbërja e mundshme e Italisë kundër Belgjikës: Donnarumma, Di Lorenzo, Bonucci, Chiellini, Spinazzola, Barella, Jorginho, Verratti, Chiesa, Immobile, Insignia