Mbrojtësi i Juventusit, Mattia de Sciglio, është në dyshim për ndeshjen e së dielës kundër Venezias për shkak të lëndimit të muskulit në këmbën e djathtë, kanë bërë të ditur mediat italiane të mërkurën.
Mbrojtësi italian pësoi dëmtim muskulor të hënën në duelin kundër Sassuolos.
De Sciglio me shumë gjasë do të mungojë të dielën kundër Venezias. Në krahun e djathtë Juventusi ka problem për shkak se Danilo është angazhuar si mesfushor qendror, pas lëndimit të Manuel Locatellit, Weston Mckenniet dhe Arthurit.
Për shkak të problemeve me muskuj, jashtë fushës është edhe kolumbiani Juan Cuadrado.
Artikuj të ngjashëm