Juventusi ka konfirmuar se Mattia De Sciglio ka pësuar zgjatje të muskulit dhe do ta lë atë jashtë fushës së gjelbër për të paktën 10 ditë.
Mbrojtësi i krahut të djathtë u lëndua në pjesën e parë në duelin Juventus-Sassuolo. Mbrojtësi Alex Sandro e zëvendësoi atë pas vetëm 11-të minutash lojë.
“Mattia De Sciglio në mëngjesin e së enjtes ka bërë ekzaminime më të thella në J Medical dhe ka zgjatje të muskulit në kofshën e këmbës së majtë. Pas 10-të ditësh do të shikohet sërish gjendja e tij”, thuhet në komunikatën e “zonjës së vjetër”.
Juventusi stërviti në Cotinassa pas disfatës 2:1 nga Sassuolo.
Të shtunën, “bianconerët” luajnë kundër Hellas Verona në stadiumin “Bentegodi”.