Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Qarri asiston në fitoren e Lausanne Ouchyt

Mërgim Qarri ka kontribuar të dielën me asistim në fitoren 2:1 të Lausanne Ouchyt përballë Luzernit. Ai asistoi për golin e parë që u realizua në minutën e 58-të të ndeshjes që i takoi javës së 27-të të Superligës së Zvicrës. Qarri dhe Alban Ajdini u zëvendësuan në minutën e 93-të.

Valon Hamdiu lëshoi fushën në minutën e 79-të, ndërsa kapiteni Lavdrim Hajrulahu kompletoi takimin. Liridon Mulaj mbeti në stol. Kemal Ademi u paraqit në dhjetë minutat e fundit për Luzernin, derisa Denis Simani nuk u aktivizua. Laussane Ouchy zë vendin e fundit me 19 pikë, kurse Luzerni në vendin e shtatë me 37 pikë.

Ndërkohë Baseli ka pësuar disfatë të thellë 5:1 nga kampioni i Zvicrës, Young Boys. Për Baselin u paraqitën nga minuta e aprë Benjamin Kololli e Leon Avdullahu, kurse nga fillimi i pjesës së dytë luajti edhe Dion Kacuri. Taulant Xhaka mbeti në stol. Young Boysi është në vendin e parë me 54 pikë, kurse Baseli në pozitën e nëntë me 31 pikë.

Artikuj të ngjashëm