Mesfushori Mërgim Qarri ishte vendimtar të shtunën te skuadra zvicerane, Stade Lausanne Ouchy. Në kuadër të xhiros së 16-të të Superligës së Zvicrës, Lausanne Ouchy barazoi 1:1 me Baselin.
Baseli kaloi në epërsi që në minutën e dytë, ndërsa Qarri shënoi golin e barazimit në minutën e 71-të. 28-vjeçari ka dy gola e tri asistime në 14 paraqitje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLavdrim Hajrullahu, Qarri e Alban Ajdini startuan te Lausanne Ouchy. U aktivizua edhe Liridon Mulaj.
Te Baseli startoi Taulant Xhaka, ndërsa luajti edhe Leon Avdullahu.
Lausanne Ouchy është i fundit me 11 pikë. Baseli është i parafundit me 12 pikë.
Në fitoren 5:0 të Grasshopperit ndaj Lausannes, Amir Abrashi kontribuoi me asistim. Abrashi ishte më i miri i ndeshjes.