Futbollistët shqiptarë ishin vendimtarë në fitoren e madhe të Stade-Lausanne-Ouchy në udhëtim ndaj Baselit.
SLO të dielën fitoi 3:0 ndaj Baselit, në kuadër të xhiros së nëntë të Superligës së Zvicrës. Alban Ajdini shënoi për 1:0 në minutën e 21-të të takimit.
Për 24-vjeçarin ishte goli i dytë në Superligë. Ndërkohë Mërgim Qarri shënoi për 3:0 në minutën e katërt shtesë. Qarri shënoi golin e parë në elitën helvetike. Ajdini, Qarri e Lavdrim Hajrullahu startuan te SLO. U aktivizua edhe Valon Hamdiu. Taulant Xhaka luajti prej minutës së 72-të për Baselin.
Lausanne-Ouchy mban vendin e nëntë me tetë pikë. Baseli është i dhjeti me pesë pikë.