Mërgim Qarri shënoi gol që nuk i mjaftoi skuadrës elitare të Zvicrës, Lausanne-Ouchy.
Lausanne-Ouchy u mposht 3:1 nga Winterthuri, të shtunën mbrëma. Ndeshja në të cilën Lausanne-Ouchy ishte vendase, i takoi xhiros së 20-të të Superligës së Zvicrës.
Mesfushori Qarri shënoi golin për 2:1 në minutën e 58-të. Ai ka tri gola e katër asistime në 19 paraqitje këtë edicion.
Lavdrim Hajrullahu, Qarri, Alban Ajdini e Valon Hamdiu startuan te Lausanne-Ouchy. Liridon Mulaj u aktivizua në pjesën e dytë në vend të Ajdinit.
Granit Lekaj luajti në qendër të mbrojtjes te Winterthuri. Lekaj e Hajrullahu ishin kapitenë të skuadrave të tyre.
Winterthuri është i gjashti me 26 pikë, ndërsa Lausanne-Ouchy mban vendin e fundit me vetëm 14 pikë.