Sport

Asistimi i Qarrit nuk i mjafton Lausanne Ouchyt

Mërgim Qarri ka regjistruar asistimin e katërt të edicionit aktual në Superligën e Zvicrës. Megjithatë, asistimi i Qarrit të dielën në ndeshjen e xhiros së 17-të, nuk i ka mjaftuar Lausanne Ouchyt që u mposht në udhëtim tek Yverdoni, 2:1.

Qarri, që ka dy gola e katër asistime në edicionin aktual, asistoi në golin e epërsisë në minutën e 13-të. Ai luajti deri në minutën e 77-të, ndërsa paraqitje pati edhe Lavdrim Hajrullahu, Alban Ajdini e Liridon Mulaj. Lausanne Ouchy zë vendin e fundit me 11 pikë pas 17 ndeshjeve.

Zuerichu ndërkohë barazoi 1:1 me Luzernin, por mbetet lartë në tabelë. Zë vendin e dytë me 31 pikë, me një ndeshje më pak të luajtur se Young Boysi që ka 35 pikë.