Mesfushori Christian Pulishiq pritet të largohet nga skuadra e Chelseat gjatë afatit kalimtar të janarit.
Mediumet britanike kanë shkruar të premten se Pulishiq tashmë ka kërkuar largimin nga Chelsea, pasi është i vendosur që karrierën ta vazhdojë diku tjetër. Shumë skuadra kanë shprehur interesim për Pulishiqin, i cili nuk është i kënaqur me minutazhën që e ka pasur te Chelsea këtë edicion.
Amerikani në 13 ndeshje të luajtura deri më tani, ka dy gola e po aq asistime ndërsa me Chelsean ka kontratë deri në vitin 2024.
23-vjeçari iu bashkua londinezëve në vitin 2019 nga Dortmundi dhe kartoni i tij vlerësohet mbi 40 milionë euro.
Artikuj të ngjashëm