Kosova U21 në futboll ka publikuar listën e të ftuarve për sfidën ndaj Anglisë U21.
Kosova e pret Anglinë më 4 shtator në “Fadil Vokrri”.
“Përzgjedhësi i Kombëtares U21, Rafet Prekazi e ka publikuar listën e futbollistëve që do t'i ketë në dispozicion për ndeshjen kundër Anglisë U21, e cila zhvillohet më 4 shtator në stadiumin "Fadil Vokrri"”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
Grumbullimi i Kosovës U21 fillon të dielën (më 30 gusht), derisa stërvitjet do të mbahen çdo ditë nga ora 17:30 në stadiumin e KF Feronikeli.
Ndërkaq, stërvitja e fundit më 3 shtator do të mbahet në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 17:30.
Kjo ndeshje është e vlefshme për kualifikimet në Evropian për këtë grupmoshë.

Artikuj të ngjashëm
-
Publikohet lista e Kosovës U21 për duelin me Shqipërinë
-
“Dardanët” e rinj të gatshëm për ndeshjen ndaj Anglisë U-21
-
Kosova U21 publikon listën për ndeshjen me Anglinë
-
Shpresat e Kosovës fillojnë përgatitjet për ndeshjen me Anglinë
-
Kosova U21 zbulon listën e lojtarëve me të cilët do të luajë kundër Anglisë