Është publikuar lista e lojtarëve me të cilët do të luajë ekipi i përfaqësueses së Kosovës U21 ndaj Anglisë U21.
Kjo ndeshje do të zhvillohet me 9 shtator 2019, ku përfaqësuesja e Kosovës do të jetë mysafire në Angli, raporton KTV.
Në këtë listë mund të vërehen disa lojtarë të rinj, që i janë bashkuar ekipit të Kosovës, si Valdrin Mustafa, Gëzim Pepsi e Arton Zekaj.
“Jemi duke e formuar boshtin e skuadrës dhe këta lojtarë janë të ftuar për shkak të talentit që kanë dhe besoj që shkallë-shkallë do të ngritemi ngadalë”, ka deklaruar përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Rafet Prekazi.
{gallery}
Artikuj të ngjashëm
-
Futboll, Kosova U-21 publikon listën për ndeshjet e qershorit
-
“Dardanët” e rinj të gatshëm për ndeshjen ndaj Anglisë U-21
-
Kosova U21 publikon listën për ndeshjen me Anglinë
-
Shpresat e Kosovës fillojnë përgatitjet për ndeshjen me Anglinë
-
Publikohet lista e të ftuarve të Kosovës U21 për ndeshjen ndaj Anglisë