Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSV-ja fiton thellë dhe kualifikohet në Champions

PSV Eindhoveni ka fituar thellë në ndeshjen e kthimit për ta siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

PSV-ja mposhti Rangersin 5:1, në ndeshjen kthyese të plejofit, ndeshje kjo që u luajt të mërkurën.

Saibari shënoi dy golat e parë, ndërsa me nga një gol e ndihmuan edhe De Jong e Veerman. Golin e pestë holandezët e shënuan falë autogolit të Goldsonit.

Ndërkohë tutje ka kaluar edhe Copenhageni që barazoi 1:1 me Rakowin. Copenhageni kaloi tutje falë fitores 1:0 në ndeshje ne parë.