Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSV-ja mposht Lensin dhe kthehet në garë

PSV Eindhoveni ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Lensit francez, për të mbetur në garë për ta kaluar fazën grupore të Ligës së Kampionëve.

Skuadra holandeze fitoi 1:0 në shtëpi. Luuk de Jong realizoi për golin e pikëve të plota në minutën e 12-të.

Me këtë fitore, PSV-ja dhe Lensi barazohen me nga pesë pikë në katër ndeshje të Grupit B. Sevilla e fundit është pa pikë.

Grupit i prin Arsenali me nëntë pikë.

Artikuj të ngjashëm