Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fitore e thellë e Arsenalit ndaj PSV Eindhovenit

Arsenali ka fituar thellë ndaj holandezëve të PSV Eindhovenit, në kuadër të Grupit B të Ligës së Kampionëve.

“Revolveristët” të mërkurën mbrëma fituan 4:0, ndërsa çështjen e fituesit e mbyllën në pjesën e parë.

Bukayo Saka në minutën e tetë, Leandro Trossard në minutën e 20-të dhe Gabriel Jesus në minutën e 38-të, shënuan për 3:0.

Martin Odegaard realizoi tjetër gol të bukur në këtë mbrëmje për skuadrën vendëse në minutën e 70-të për rezultatin final.