Skuadra e Lensit ende nuk di për humbje në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve. Në duelin e xhiros së tretë të Grupit B, Lensi luajti 1:1 në shtëpi kundër PSV Eindhovenit.
Për Lensin, që ka një fitore, ky është barazimi i dytë, i cili e ka forcuar në pozitën e dytë në grup me 5 pikë të mbledhura.
Në fakt, PSV-ja avancoi në minutën e 55-të nëpërmjet sulmuesit Johan Bakayoko.
Mirëpo, sulmuesi Elie Wahi e shpëtoi Lensin nga humbja me golin e realizuar në minutën e 65-të.
Me këtë barazim, ekipi holandez ka dy pikë dhe mbetet i fundit në grup.