PSV Eindhoveni pothuajse është kualifikuar në plejofin e Ligës së Kampionëve.
Ekipi nga Holanda ka fituar bindshëm ndeshjen e parë të raundit të tretë kualifikues ndaj Sturm Grazit. Dueli i luajtur të martën mbrëma në “Philips Stadion” ka përfunduar me shifrat 4:1 në favor të ekipit vendas.
Futbollistët e Eindhovenit startuan furishëm ndeshjen dhe pas më shumë se gjysmë ore lojë ishin në epërsi prej tri golave. Isaac Babadi në minutën e 4-të zhbllokoi rezultatin, ndërsa sulmuesi Luuk De Jong realizoi edhe dy gola tjerë, në minutat 22 dhe 32. Gorenc Stankoviq në minutën e 40-të shënoi golin e nderit për Sturmin, përpara se Eindhoveni me golin e Ibrahim Sangares në minutën e 73-të, ta vulos rezultatin. Ndeshja e kthimit mes këtyre dy skuadrave, luhet javën e ardhshme në Austri.