Sport

PSG-ja ofron Icardin për Agueron

Paris Saint-Germaini po synon transferimin e Sergio Agueros gjatë afatit kalimtar të dimrit dhe është i gatshëm ta ofrojë në shkëmbim Mauro Icardin.

PSG-ja po e kërkon Agueron me rekomandimin e Lionel Messit, i cili po dëshiron të luajë përkrah tij. Messi po dëshiron të ribashkohet me Agueron te PSG-ja dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit të bëjnë një lëvizje të tillë.

Aguero iu bashkua Barcelonës para këtij sezoni si lojtar i lirë për të luajtur përkrah Messit, i cili u largua te Parisi. Po ashtu, Messi nuk i ka raportet e mira me Icardin, të cilin nuk po e dëshiron në klub.