Paris Saint-Germaini dëshiron që të vazhdojë bashkëpunimin me yllin argjentinas të futbollit, Lionel Messin.
Gazeta spanjolle “Marca” ka shkruar të enjten se parisienët dëshirojnë që ta kenë në ekip Messin deri në vitin 2024.
Kontrata aktuale e Messit skadon në verën e vitit të ardhshëm.
Por, kampioni i elitës së futbollit të Francës e do atë në skuadër edhe për 12 muaj të tjerë.
35-vjeçari në sezonin e kaluar pati statistika prej 11 golave të shënuar e 15 asistimeve.