Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG-ja pret kthimin e Messit për rinovimin e kontratës

Ylli i Argjentinës, Lionel Messi këtë javë pritet t’i nis bisedimet me PSG-në për rinovimin e kontratës. “L’Equipe” ka njoftuar se drejtuesit e Parisit kanë bërë gati ofertën për ta bindur Messin që mos të largohet në fund të këtij sezoni kur edhe i skadon kontrata aktuale.

Me kontratën e re, Messi do të mbetej pjesë e Parisit të paktën deri në verën e vitit 2025.

Në klub janë të vendosur për ta mbajtur Messin pas formës së mirë që e ka treguar këtë sezon, si dhe paraqitjes fantastike në Kupën e Botës “Katari 2022”.

Messi ishte më i merituari për titullin e botës të Argjentinës, ku shënoi shtatë gola në shtatë ndeshje të luajtura. 35-vjeçari iu bashkua Parisit vitin e shkuar si lojtar i lirë pasi i skadoi kontrata me Barcelonën.

Artikuj të ngjashëm