Te Paris Saint-Germaini po bëjnë të pamundurën për ta mbajtur Lionel Messin në ekip edhe për sezonin e ardhshëm.
“Le Parisien” ka shkruar se drejtuesit e klubit po mundohen ta bindin Messin për të aktivizuar opsionin e rinovimit të kontratës edhe për një vit. Messit i skadon kontrata me Parisin në fund të këtij sezoni dhe në klub nuk duan që argjentinasi të largohet.
Forma e tij e mirë këtë sezon ka bërë që Parisi të insistojë dhe të gjejë zgjidhje për Messin, i cili ka pagë vjetore prej 41 milionë eurosh.
Ai këtë edicion ka shënuar nëntë gola dhe ka asistuar dhjetë herë në 15 paraqitje në të gjitha garat. Messi iu bashkua Parisit vitin e shkuar si lojtar i lirë.
Artikuj të ngjashëm