Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Messi ka nisur negociatat për rinovimin e kontratës

Lionel Messi javën e shkuar iu bashkua Paris Saint-Germainit në stërvitje, ndërsa menjëherë ka nisur negociatat për rinovimin e kontratës me klubin francez. Lajmi është bërë i ditur të martën nga e përditshmja franceze “L’Equipe”.

Messi 35-vjeçar ka kontratë me Parisin deri në fund të sezonit aktual, ndërsa në klub po duan të mbajnë të paktën edhe për dy vjet të tjerë. Mësohet se Parisi tashmë ia ka ofruar argjentinasit rinovimin e kontratës deri në verën e vitit 2025 dhe ka kërkuar përgjigje deri në fund të këtij muaji.

Messi iu bashkua PSG-së, si lojtar i lirë në verën e vitit 2021, pasi i skadoi kontrata me Barcelonën, ndërsa këtë edicion ka shënuar 12 gola dhe ka bërë 14 asistime në të gjitha garat. Ai muajin e shkuar e fitoi titullin e botës me Argjentinën.