Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Messi në dyshim për të ardhmen e tij

E ardhmja e Lionel Messit te skuadra e Paris Saint-Germainit mbetet në dyshim pas takimit të parë mes palëve për rinovimin e kontratës. “L’Equipe” ka raportuar të enjten se pas këtij takimi Messi është tejet skeptik për ta vazhduar bashkëpunimin me ekipin francez.

Mësohet se ai ka refuzuar kategorikisht ofertën e parë të klubit dhe është caktuar një takim tjetër, i cili do të mbahet ditëve në vazhdim.

Messi ka kontratë me Parisin deri në fund të këtij edicioni, ndërsa klubi po dëshiron ta mbajë të paktën deri në vitin 2025. Ai iu bashkua Parisit në verën e vitit 2021 pasi i skadoi kontrata me Barcelonën.

Këtë sezon, 35-vjeçari ka 15 gola e 14 asistime në 26 ndeshje të luajtura.