Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Messi do të mbetet te PSG-ja

Lionel Messi do të qëndrojë te Paris Saint-Germaini për të paktën edhe një sezon sipas “Sky Sports News”.

Argjentinasi duket i vendosur të qëndrojë te kampioni francez pas një sezoni me shumë lëndime.

Ylli i PSG-së thuhet se ua ka bërë të ditur drejtuesve të klubit se dëshira e tij është të mbetet te klubi francez.

34-vjeçari ka kontratë me PSG-në deri në vitin 2023.

Këtë edicion në 30 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar nëntë gola dhe ka bërë 13 asistime.