Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG-ja mund ta shesë Neymarin

E ardhmja e Neymarit te Paris Saint-Germain vazhdon të mbetet në dyshim. “Le Parisien” ka shkruar të premten se drejtuesit e klubit po mendojnë ta shesin gjatë kësaj vere yllin brazilian.

Klubi francez është në negociata me Ousmane Dembelen dhe në rast të transferimit të tij nga Barcelona si futbollist i lirë, do ta nxjerrë në shitje Neymarin.

Kontrata e Neymarit me parisienët skadon në vitin 2025, por një ofertë mbi 70 milionë euro do të pranohet nga drejtuesit e klubit francez.

30-vjeçari është pjesë e PSG-së që nga viti 2017 kur u transferua nga Barcelona për 222 milionë euro.

Artikuj të ngjashëm