Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG-ja i bën ofertë zyrtare Pogbas

Paris Saint-Germaini nuk po heq dorë nga transferimi i Paul Pogbas përkundër se ditëve të fundit është raportuar se francezi ka arritur marrëveshje personale me Juventusin.

“L’Equipe” ka zbuluar se PSG-ja i ka bërë ofertë zyrtare Pogbas, të cilit i ka ofruar pothuajse dyfishin e pagës që ia ka ofruar Juventusi. Ekipi francez krahas pagës vjetore prej 12 milionë eurosh, Pogbas i ka ofruar kontratë deri në verën e vitit 2026.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pogba në verë do të jetë futbollist i lirë dhe përfundimisht do të largohet nga Manchester Unitedi pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës. Krahas PSG-së, interesim për të ka shprehur edhe Real Madridi.