Sport

PSG-ja i ka bërë ofertë Pogbas

Mesfushori Paul Pogba është takuar me krerët e Paris Saint-Germainit, të cilët i kanë bërë ofertë zyrtare. Kështu, ka njoftuar të martën “Footmercato”.

Pogbas i ka pëlqyer oferta e ekipit francez por nuk e ka dhënë një përgjigje përfundimtare. Thuhet se 28-vjeçari do t’i shqyrtojë edhe ofertat e klubeve tjera, pasi në fund të sezonit do të largohet nga Manchester Unitedi kur edhe i skadon kontrata.

Pogba këtë sezon ka një gol e nëntë asistime në 25 ndeshje në të gjitha garat për Unitedin, ekip të cilit iu ribashkua në vitin 2016 nga Juventusi.

Krahas PSG-së, interesim për Pogban kanë shfaqur edhe Juventusi e Real Madridi duke pasur parasysh se në verë do të jetë lojtar i lirë.