Paris Saint-Germaini nuk është i interesuar në transferimin e mesfushorit Paul Pogba, raporton “Le Parisien” të martën.
Arsyeja e tërheqjes së PSG-së nga gara për Pogban, janë kërkesat e larta të mesfushorit. Pogba 29-vjeçar në fund të këtij edicioni do të largohet nga Manchester Unitedi si lojtar i lirë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoE pas tërheqjes së PSG-së, favorit për transferimin e Pogbas mbetet Juventusi, që thuhet se tashmë i ka bërë ofertë mesfushorit. Pogba për katër sezone luajti te Juventusi para se të kthehet tek Unitedi në vitin 2016, ndërsa këtë sezon ka një gol e nëntë asistime në 27 ndeshje për ekipin anglez.