Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG-ja heq dorë nga Pogba

Paris Saint-Germaini ka hequr dorë nga transferimi i mesfushorit Paul Pogba, ka njoftuar “L’Equipe” të martën. Bëhet e ditur se drejtuesit e Parisit janë dorëzuar në garën për Pogban, i cili duket se ka vendosur që t’i bashkohet Juventusit.

Pogba muajin e ardhshëm do të jetë lojtar i lirë, pasi i skadon kontrata me Manchester Unitedit. Mësohet se ai tashmë ka refuzuar ofertat edhe nga Manchester City e Real Madridi për t’u kthyer te Juventusi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ekipi italian ka bërë gati ofertën për Pogban, të cilit do t’i ofrojë kontratë katërvjeçare me pagë prej dhjetë milionë eurosh në vit.