Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pogba favorizon Juventusin para PSG-së

Mesfushori Paul Pogba është i vendosur të kthehet te Juventusi në fund të këtij sezoni kur edhe i skadon kontrata me Manchester Unitedin. “Tuttosport” ka raportuar të mërkurën se Pogba ka refuzuar edhe ofertën e PSG-së për Juventusin.

Thuhet se francezi po e pret ofertën zyrtare të ekipit italian për të cilin luajti katër sezone përpara se të rikthehet te Unitedi në vitin 2016.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pogba në fund të sezonit do të jetë lojtar i lirë dhe Juventusi po e sheh si përforcim të madh për mesfushën. 29-vjeçari ka një gol e nëntë asistime në 24 paraqitje për Unitedin.