Paris Saint-Germaini është i vendosur për ta transferuar mesfushorin Paul Pogba në fund të këtij sezoni. Madje, mediumet franceze kanë shkruar të martën se ekipi francez tashmë i ka bërë ofertë zyrtare Pogbas, i cili do të jetë lojtar i lirë në fund të këtij sezoni.
Thuhet se PSG-ja, i ka ofruar pagë të majme dhe i ka kërkuar futbollistit që ta nënshkruajë parakontratën për t’u transferuar në Paris gjatë verës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo28-vjeçari, aktualisht ka pagë vjetore prej 15 milionë eurosh te Manchester Unitedi por ka refuzuar rinovimin e kontratës për shkak se nuk është i kënaqur me kushtet e ofruara.
PSG-ja po shpreson ta bind Pogban me ofertën joshëse, ndonëse në garë për shërbimet e tij është edhe Juventusi.
Pogba këtë sezon ka pasur telashe me lëndime dhe në 16 ndeshje të zhvilluara në të gjitha garat ka shënuar një gol e ka bërë shtatë asistime.