Manchester Unitedi është i vendosur ta mbajë Paul Pogban në ekip edhe pas përfundimit të sezonit aktual. “Daily Mail” ka raportuar të mërkurën se krerët e Unitedit tashmë i kanë ofruar Pogbas kontratë të re.
Me kontratën e re, Pogba do të bëhej futbollisti më i paguar në Premier League pasi i është ofruar pagë javore prej 600 mijë eurosh. 29-vjeçari ka kontratë me Unitedin deri në verë dhe paga e tij aktuale është 350 mijë euro.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPogba më herët nuk e ka përjashtuar largimin nga ekipi anglez si lojtar i lirë dhe së fundi është raportuar se ka negociuar me Paris Saint-Germainin e Juventusin. Ai është pjesë e Unitedit prej vitit 2016, ndërsa këtë sezon ka një gol e nëntë asistime në të gjitha garat.