Sigal Prishtina përmes një njoftimi zyrtar ka njoftuar për largimin nga Liga Ballkanike, pas katër vjet pjesëmarrje, periudhë në të cilën e fituan dy herë trofeun e kësaj gare.
Drejtuesit e klubit kanë vendosur që të përqendrohen në garat europiane të FIBA-s dhe ato vendore.
Klubi i kryeqytetit ka vendosur që për edicionin e ardhshëm të konkurrojë për anëtarësim në ligën regjionale ABA Liga.
Prishtina në dy vjetët e fundit ka marrë pjesë edhe në FIBA Europe Cup.