Sigal Prishtina i ka dhënë fund pjesëmarrjes në Ligën Ballkanike për këtë sezon. Prishtina nuk ka arritur ta mbrojë fitoren prej dy pikëve - 85:83 - që e arriti javën e shkuar ndaj Ballkanit të Bullgarisë, pasi pësoi humbje më të thellë në ndeshjen e dytë çerekfinale.
Në duelin e luajtur të mërkurën në Botevgrad, Prishtina është mposhtur me rezultatin 82:63. Me këtë fitore, Ballkani është kualifikuar në “Final Four” të Ligës Ballkanike që do të mbahet në Izrael. Pas eliminimit në BIBL, fokusi i Prishtinës do të jetë në plejofin e Superligës së Kosovës që nis javën e ardhshme.
Në duelin e dytë ndaj Ballkanit, te Prishtina më i dalluari ishte Meriton Ismaili me 16 pikë, i përcjellë nga Dachon Burke (10).
Te Ballkani, u veçuan Christian Jones (27), Derrick Marks (14) dhe Ahmaad Rorie (12).
-
Prishtina në finale të Ligës Ballkanike
-
Prishtina shënon fitoren e parë në ligën që “është rritur” në pesë skuadra
-
Prishtina mposhtet në ndeshjen e parë në ligën me katër skuadra
-
Prishtina synon fitoren në Bullgari dhe vendin në “Final Four” të Ligës Ballkanike
-
Prishtina kërkon “Final Fourin” në BIBL