KB Sigal Prishtina është vetëm dy ndeshje larg “Final Fourit” të Ligës Ballkanike. Në fakt, Prishtina do të luajë në çerekfinale për ta kërkuar një vend në mesin e katër ekipeve më të mira të këtij sezoni në BIBL. E në çerekfinale, Prishtina do të përballet me skuadrën bullgare BC Ballkan.
Ndeshja e parë zhvillohet të enjten prej orës 20:30 në Prishtinë, ndërsa ajo e kthimit më 20 prill në Botevgrad.
Prishtina është rikthyer këtë sezon në BIBL, garë të cilën e ka fituar dy herë. Fillimisht, Prishtina avancoi nga faza e parë e grupeve, përpara se ta kalojë edhe fazën e dytë për të luajtur në çerekfinale. Në çerekfinalen tjetër të BIBL-it do të përballen Maccabi Haifa dhe Levski 2014. Ndërsa në “Final Four” tashmë janë kualifikuar dy skuadrat nga Izraeli, Hapoel Elion dhe Ironi Nahariya.