Prishtina është përforcuar edhe me një futbollist. Skuadra e kaltër të enjten pasdite ka prezantuar sulmuesin e krahut, Albion Kurtaj.
24-vjeçari nga Kaçaniku së fundi ishte futbollist i Llapit. Me Prishtinë ai ka nënshkruar kontratë dyvjeçare.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Dihet që ëndrra e çdo lojtari është të luaj për skuadrën e Prishtinës, sepse Prishtina është klub me trofe të shumtë dhe gjithmonë garon për pozitat e para në klasifikim. Është sfidë e jashtëzakonshme për mua të jem pjesë e Prishtinës duke besuar se do të korrim suksese së bashku”, ka thënë Kurtaj për faqen zyrtare të klubit.
Kurtaj më herët karrierë ka bërë edhe te Lepenci, Ulpiana dhe Ferizaj.